Yll Limani, ka befasuar fansat duke bërë një lëvizje drastike në rrjetet sociale, pikërisht pak pas suksesit të madh të bashkëpunimit të tij me yllin botëror, Rita Ora. Ylli ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, duke lënë profilin krejtësisht bosh, me përjashtim të një fotoje profili që tani është një rreth i thjeshtë në ngjyrë vjollcë.
Kjo strategji shpesh përdoret nga artistët e mëdhenj si një paralajmërim i fortë për ardhjen e një projekti madhor ose nisjen e një kapitulli të ri në karrierë. Duke pasur parasysh suksesin ndërkombëtar që solli dueti i tij “All Natural” me Rita Orën, një këngë e veçantë ku Ylli performon pjesërisht edhe në gjuhën shqipe, kjo lëvizje e menjëhershme ngre pyetje nëse artisti po shfrytëzon vëmendjen e fituar për të bërë një hap tjetër akoma më ambicioz në skenën globale.
