Pothuajse në të gjitha hitet e tregut muzikor shqiptare, e shohim emrin e Çelik Lipës, producentit nga Peja i cili ka realizuar këngët e disa prej artistëve më të njohur të showbizit shqiptar. Çelik Lipa është njëri ndër producentët më të suksesshëm të vendit, i cili është nën labelin e ‘SBS Entertainment’, e prej disa kohësh tanimë është duke u kujdesur për realizimin e këngëve të artistëve si Bardhi, Rina, SinBoy. Po ashtu ka bashkëpunuar me emra të ndryshëm të tregut si Fero, Fifi, DJ Gimi-O, Ardian Bujupi.
Kjo javë e sjell atë për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards. Dhe jo me një, por me dy projekte. “Thirre Njerin” është një këngë e re nga Çelik Lipa, Lumi B & Singullar. Produksionin audio e punoi në studio Çelik Lipa.
Nga ana tjetër, Fifi ka publikuar së fundmi projektin e saj të ri muzikor. “Nuk Paska Ma Keq” titullohet kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me Çelik Lipën.