Ndërkohë që po shijon suksesin e këngës “Hitman”, e cila deri tani ka mundur të marrë thuajse 3 milionë klikime në kanalin e “Youtube”, Capital T është gati të publikojë suksesin e radhës.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagramit, reperi kosovar ka treguar se shumë shpejt fansat do mund të dëgjojnë këngën e re.

Capital T ka zgjedhur një mënyrë tepër interesante për të paralajmëruar projektin e radhës, duke postuar fotografinë e një telefoni dhe në këtë mënyrë ka zbuluar se kënga e tij do të titullohet “Ring Ring”.

“Hitman” vazhdon ende të jetë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ku për këtë javë është pozicionuar në vendin e tretë.