Ai ka publikuar disa hite muzikore vitin e kaluar, si bashkëpunime ashtu edhe këngë “solo”, dhe ky vit nisi akoma më suksesshëm për reperin e talentuar, Capital T.
Rreth dy muaj më parë ai nxorri në treg bashkëpunimin e tij të parë me artistë të huaj dhe bëhet fjalë për dy artistë francez.
“C’est La Guerre” titullohet projekti i Capital T në bashkëpunim me Marco dhe Dj Nika. I publikuar rreth dy muaj më parë, kjo këngë vazhdon të dëgjohet pafund nga fansat, të cilët përmes votave të tyre kanë mundur ta mbajnë artistin në “Top 10”.
Gjatë kësaj jave, “C’est La Guerre” është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 6-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Capital T është gjithashtu në “The Top List” me “Lejla”, një bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe 2PO2, i cili prej 22 javësh qëndron në klasifikim dhe për këtë javë është ngjitur me 1 pozicion, duke zënë vendin e 22-të.