Në fillim të muajit dhjetor Capital T, publikoi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “100”. Ndërkohë që po shijon suksesin e këngës së tij të re, fansat duket se akoma dëgjojnë bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën, “Bongo”, i cili ka rreth 6 muaj që ka dalë në treg.
Ndërkohë që pritshmëritë kanë qënë që edhe “100” të bëhej pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duket se fansat nuk kanë votuar mjaftushëm për këtë këngë, në mënyrë që ta fusin në Top Listë.
Fansat për këtë javë kanë sjellë në qendër të vëmendjes “Bongo”, ku përmes votave të tyre, e kanë ngjitur artistin me 10 pozicione, duke e renditur në vendin e 27-të, një pozicion ky mjaft i favorshëm në “The Top List”.
Nëse “100” do të jetë pjesë e “The Top List” javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë ditën e dielë në mesditë, ku bëhet e prezantimi i klasifikimit të ri në programin “The Top List”, Top Awards në ekranin e Top Channel.