Kishte premtuar që do të ishte një hit, dhe i tillë rezultoi. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Capital T me Macro & Dj Nika, i cili gjatë kësaj javë arriti të bëhej pjesë e treshes më të nxehtë në klasifikimin e “The Top List”.
E publikuar që prej muajit janar, “C’est La Guerre” është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili nuk rresht së votuari nga java në javë, këtë projekt muzikor, duke e ngjitur sa më në majë të Top Listës.
Gjatë kësaj javë, kjo këngë është ngjitur me 4 pozicione, duke u renditur në vendin e dytë të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ndërkohë që kanë kaluar thuajse 2 muaj nga publikimi i “C’est La Guerre”, Capital T ka paralajmëruar këngën e re. “Uno” titullohet prurja më e re e artistit, e cila pritet të dalë në treg më 12 prill.