Kënga më e re e Butrint Imerit titullohet “Kuku” dhe i është bashkëngjitur klasifikimit të ‘The Top List” këtë javë. Butrinti kësaj here ka sjellë një këngë disi më ndryshe, qoftë për nga fryma e sjellë nga ai, qoftë dhe nga videoklipi.

Videoklipi i “Kuku” të sjell pak ndërmend ato videoklipet e rrymës R&B të viteve ’90 apo ’00. Butrinti teksa këndon në rrugë kur bie shi, apo skenat e xhirimit në makinë, kaq nostalgjike apo jo?

E më saktësisht, një videoklip në veçanti na ngjau pak më shumë me “Kuku”. Është fjala për “Crazy” e sjellë nga K-Ci & JoJo. Një këngë tipike e baladave të atyre viteve, nostalgji, thjeshtësi dhe padyshim cilësi.

Po ju e shikoni ngjashmërinë? Po jua lëmë ju ta gjykoni për më shumë.