Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, një nga emrat më të dashur në muzikën shqiptare, ka lançuar këngën e tij më të re, titulluar “Malli”. Kjo këngë është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”.
Ky projekt i ri i Butrintit vjen i shoqëruar edhe me një videoklip mbresëlënës, i cili përfshin pamje të bukura nga natyra në Reykjavik në Islandë. Një zgjedhje kjo shumë e veçantë pasi nuk e kishim parë më herët në videoklipet shqiptare, por që i shkon më së miri dhe kësaj kënge.
Videoklipi, që ka një atmosferë unike, tregon bukuritë natyrore dhe përfshin edhe paraqitjen e vetë Butrintit, duke i dhënë kështu një dimension personal dhe emocional këngës. “Malli” shfaq një stil të ri dhe shumë krijues të artistit, që pritet të pëlqehet nga fansat e tij.
Pas suksesit të projekteve të mëparshme, Butrinti ka arritur sërish të kapë vëmendjen e publikut me këtë krijim, i cili preku zemrat e shumë adhuruesve. Por ka dhe diçka që ndoshta dhe mund të mos e keni vënë re…
Butrinti ka përfshirë në këngën e tij, një pjesë nga poezia “Mall” e Ismail Kadare, e interpetuar mjeshtërisht nga Mirush Kabashi. Ndoshta pjesa më e ndjerë dhe emocionuese e këtij projekti…
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.