Ai ka vetëm një javë që ka nxjerrë në treg këngën e tij më të re “Veç për mu” por duket se fansat ende janë të magjepsur nga kënga e suksesshme e Butrint Imerit, “E jona”.
Edhe pse ka rreth 5 muaj që ka dalë në treg, “E jona” është një ndër këngët që ka mundur t’i rezistojë konkurrencës për 24 javë rresht, duke u shndërruar në një ndër këngët më jetëgjatë të “The Top List”.
Edhe pse nuk ka mundur të futet në listë me projektin e tij më të ri, Butrinti po shijon akoma suksesin e “E jona”, i cili përmes votave të publikut, ka mundur të pozicionohet mjaft mirë për këtë javë, duke u ngjitur me 6 pozicione. Për këtë javë “E jona” renditet në vendin e 14-të.