Reperi i njohur, Buta, ka qënë i pranishëm disa herë në klasifikimin e “Top Awards”, qoftë me bashkëpunime apo me këngë “solo”. Pas disa kohësh mungesë, këngëtari ka bërë një rikthim të fuqishëm në “The Top List”, me një këngë që do e dëgjoni 24 orë, në 7 ditë.
Në fakt është pikërisht ky titulli që Buta ka zgjedhur për prurjen e tij më të re muzikore, e cila ka rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar, që në momentet e para të publikimit.
Muzika e “24/7” është punuar nga Jacob Lethal Beats ndërsa klipi është xhiruar nga “Boulevad Films”. Sa i përket regjisë, ajo mban vulën e Arian Dalladaku ndërsa Mix & Master është bërë nga Big Bang. Sugjerimet e publikut e kanë renditur këtë projekt muzikor menjëherë në vendin e 12-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në klasifikim.