Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Buta vazhdimisht lançon projekte të reja muzikore që padiskutim pëlqehen shumë nga ndjekësit e tij.

Ai ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Rich” që i është bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. “Rich” ashtu siç kuptohet dhe nga vetë titulli, flet për të pasurit shumë lek dhe të bërit një jetë luksoze. Këtë gjë Buta është siguruar që ta tregojë dhe nëpërmjet videoklipit të publikuar.

Edhe pse vetëm një javë që nga publikimi i “Rich”, Buta ka arritur të tërheqi goxha vëmendjen e publikut. Ky projekt ka mbledhur mjaftueshëm vota nga fansat e reperit të cilët e kanë renditur atë në vend të 20-të të klasifikimit.