Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Buta vazhdimisht lançon projekte të reja muzikore që padiskutim pëlqehen shumë nga ndjekësit e tij.

Bashkëpunimet në muzikë ngjallin gjithmonë shumë interes. Ndër vite, artistët shqiptarë të showbiz-it kanë realizuar disa nga këngët më të bukura, pikërisht duke bashkuar kreativitetin dhe talentin e tyre.

Por bashkëpunimi më i fundit në botën e muzikës, është krejt i veçantë në llojin e vet. Kënga dhe klipi “Born free” nga JUTH në bashkëpunim me reperin Buta është një projekt muzikor kushtuar të rinjve, ose siç njihen ndryshe ndjekësit e JUTH by Vodafone, juthistëve.

Kënga është një manifest i lirisë, i aftësisë së të rinjve, juthistëve pra, për të guxuar, për të jetuar jetën siç e mendojnë, të zgjdhin rrugën që duan në jetë dhe mbi të gjitha, të jenë vetvetja. Megjithatë reperi Buta nuk është mjaftuar vetëm me kaq.

Ai ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Rich” që i është bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. “Rich” ashtu siç kuptohet dhe nga vetë titulli, flet për të pasurit shumë lek dhe të bërit një jetë luksoze. Këtë gjë Buta është siguruar që ta tregojë dhe nëpërmjet videoklipit të publikuar. Ky projekt i ri e ka renditur reperin në vend të 20-të të klasifikimit.