Buja dhe Don Phenom është dyshja më e re që i është shtuar klasifikimit të “The Top List”. “Shqipet e New York-ut”, titullohet projekti i tyre muzikor, i cili ka dalë në treg në fillim të muajit mars.
Kjo këngë është sugjeruar si hyrja më e re e listës dhe falë mbështetjes së fansave të dyshes, “Shqipet e New York-ut” për këtë javë pozicionohet në vendin e 50-të.
Buja, emri i vërtetë i të cilit është Bujar Xhemajli, ka lindur Kosovë dhe më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Buja ka filluar të merret me “Hip Hop” që prej vitit 2000. Ai bën pjesë në grupin më të madh shqiptar “The Bloody Alboz”(Shqipet e Përgjakshme), me në krye me artistin më te madh, Viktor Palokaj apo ndryshe Rebel a.k.a. Unikkatil.
Ndërsa Don Phenom, i cili ka filluar të merret me muzikë që prej vitit 2010, jeton gjithashtu në New York dhe prodhon vazhdimisht muzikë “rap/hop hop”. Ai ashtu edhe si kolegu i tij, bën pjesë në grupin më të madh shqiptar “The Bloody Alboz”.