Javën e kaluar Bruno u rikthye në klasifikimin e “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 50-të, edhe pse kishte disa kohë që nuk ishte pjesë e tij.

Ndërkohë që ende nuk kemi sinjale nga artisti sa i përket projekteve të reja muzikore, duket se “Ajo”, projekti i publikuar rreth 8 muaj më parë, po e risjellë Brunon në qendër të vëmendjes, duke u pozicionuar në vendin e 37-të.

Vetëm këtë javë, “Ajo” ka mundur të ngjitet me 19 pozicione, duke u shndërruar në këngën që është ngjitur me më shumë pozicione për këtë javë. E publikuar në muajin maj, kënga që ka shoqëruar ditët e nxehta të verës, duket se është shndërruar në hit edhe për ditët e ftohta të këtij dimri.