Bruklin është një ndër artistet më të reja dhe të talentuara të tregut muzikor. Këtë javë ajo rikthehet në listë me projektin e saj më të ri.
Me Bruklin jemi njohur vetëm një muaj më parë, kohë kur ajo solli “Stay Friends”. Këngë kjo me të cilën debutoi në Top Awards.
Tashmë, pa kaluar shumë kohë, Bruklin na njeh me projektin e saj më të ri. Artistja ka publikuar tashmë “Magic Show” dhe ka hyrë këtë javë në “The Top List” si hyrje e re.
“Magic Show” është videoklipi i dytë që sjell Brukli dhe duhet thënë që është mjaft i arrirë. Të mos e njihnim artisten, do të mendonim se kjo këngë po shfaqet në MTV nga një këngëtare e huaj.
Bruklin ia ka dalë që të sjellë një frymë komplet tjetër në tregun tonë. Momentalisht “Magic Show” e rendit atë në vend të 100-të të listës.