Bruklin është një ndër artistet më të reja dhe të talentuara të tregut muzikor. Këtë javë ajo rikthehet në listë me projektin e saj më të ri.

“Good Cry” është kënga më e fundit e Bruklin që ka hyrë në klasifikimin e “The Top List”. Tashmë jemi mësuar që artisten ta shohim me një model shumë të veçantë sa i përket këngë dhe klipeve të saj.

Me një vibe shumë modern dhe ndërkombëtar, edhe “Good Cry” nuk ndryshon nga projektet e saj të mëparshme. Diferenca e vetme qëndron në faktin se artistja ka ardhur pak më melankolike këtë herë.

Bruklin ia ka dalë që të sjellë një frymë komplet tjetër në tregun tonë. Momentalisht “Good Cry” e rendit atë në vend të 82-të të listës.