Bruklin është një nga hyrjet më të fundit të kësaj jave në klasifikimin e “The Top List”. Ajo është ndër artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar dhe ka publikuar së fundmi projektin e saj “Stay Friends”.
Kjo këngë ka hyrë këtë javë në listë dhe ka bërë që Bruklin të debutojë në mesin e artistëve të Top Awards. Bruklin jeton dhe studion në New Jersey, por tashmë duket se do të jetë më pranë publikut shqiptar.
Që në moshë të vogël pasioni i saj për muzikën ushqeu ëndrrat për t’u bërë një këngëtare e njohur e muzikës POP. E duket se Bruklin e ka nisur me këmbë të mbarë karrierën e saj dhe është në hapat e duhur drejt rrugës së suksesit.
Megjithatë, talenti i Bruklin nuk mbetet vetëm tek këndimi, pasi ajo është tani duke marrë pjesë dhe në industrinë e filmit, me rolin e saj ne “My Mother is Cosmonaut”, perkrahë William Baldwin, duke përmirësuar më tej aftësitë e saj.
Tani, që është 16 vjeç, karriera e saj ka hedhur baza me debutimin e këngës “Stay Friends”, e gatshme për të magjepsur publikun me vokalin dhe melodinë e mrekullueshme. Kënga e saj e ka pozicionuar Bruklin në vend të 24-të në listën e kësaj jave.