Bletapertace nuk po di më të ndalet! Kohët e fundit artisti po vjen me plot projekte të reja muzikore.
Pas “Pllazh”, një këngë shumë lozonjare dhe plot ‘vibe’, Bletapertace sjell hitin e tij më të fundit. Kënga e tij e re mban titullin “Batman” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Në momentin që dëgjon titullin “Batman”, instinktivisht mendja të shkon te superheroi i errët i Gotham-it. Por BletaPertace shkon edhe më thellë se kaq, mjafton të dëgjosh.
Teksti është i ngarkuar me metafora, por gjithashtu i rrënjosur në realitet. “Batman” tingëllon paksa ‘dark’, por fundja Bletapertace nuk zhgënjen duke na surprizuar pas çdo projekti.