Blero ka vendosur të mos i mungojë këtij sezoni veror si shumë artistë të tjerë.
“Bingo” titullohet projekti më i ri i Bleros, falë të cilit, artisti është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për herë të parë.
Ndryshe nga shumë artistë të tjerë, Blero ka zgjedhur që këtë verë të vijë me një baladë, e cila përmban elementë latinë, duke mos zgjedhur një këngë ritmike, siç ky sezon i preferon.
Pavarësisht se në videon muzikore të këngës nuk ka plazhe apo vajza të veshura me bikini, fansat kanë mirëpritur projektin e këngëtarit të tyre të preferuar, duke e sugjeruar pafund në topawards.top-channel.tv
Falë mbështetjes nga ana e fansave, ky projekt muzikor i Bleros për këtë javë mban vendin e 72-të.