I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” në Top Albania Radio ishte Big Basta, një artist shumë i dashur, një reper me stil të veçantë, i cili numëron shumë fansa. Ai kujtoi hapat e parë në muzikë dhe Top Fest, ‘shtëpinë e talenteve të reja’, siç ai i cilësoi.

Më mungon shumë Top Fest dhe jam i sigurt që jo vetëm mua. Shtëpia e talenteve të reja, ne erdhëm si talente të reja dhe u vlerësuam maksimalisht.

Si e sheh sot ai muzikën që bën?! Big Basta shprehet:

Sot hip-hopi është në majat e veta. Mund ta quajmë ‘shqip-hop’, është ndryshe. Edhe në stil veshje ka ndikuar, pasi rinia vishet me stil të gjerë frymëzuar nga hip-hopi. Ka shumë festa hip-hop. Muzika popullore gjithmonë do e ketë një reper brenda. Është shumë thellë e futur në Shqipëri. Muzika që unë bëj ose kultura që përfaqësoj është më e mira për momentin.

Trendi flet gegërisht. Kur ti kërkon të futesh në të njejtin thes si të tjerët, ti mbetesh inekzistent. Jemi në një moment që producentët e shfrytëzojnë trendin. Përfitojnë duke marrë artistë të rinj, ia bëjnë tekstet gati. Është një mëkat i madh të marrësh tekstet gati sepse nuk kemi më kantautorë sepse edhe hip-hopi ka kantautorë. Vihet në pah më shumë muzika sesa teksti. Teksti ka dalë në plan të dytë, të tretë. Mesazhe nuk kanë fare shumica e këngëve…

Ndërkohë, Big Basta u shpreh edhe për marrëdhënien e tij me Vesa Luma.

Mundohemi që ta mbajmë gjallë zjarrin që na ka pushtuar. Me lindjen e fëmijëve diçka ndryshon, por nuk zbehet. Por e dimë që e kemi njëri-tjetrin aty…

Lidhja mes dy njerëzve që i përkasin të njejtit profesion?! Big Basta komenton si më poshtë:

Në fillimet tona konkurrenca u ndjente. Kur flisnim me njëri-tjetrin, por jo. Qëkur kemi filluar ta shikojmë që të gjitha këto kritika dhe këto debate, kritika konstruktive e çonte sa më lart produktin final që ne donim…

Sa i përket rikthimit në muzikë, Big Basta u shpreh:

Nuk kam blerë ndonjëherë klikime. Nuk e di a do blija… Rikthimi në Shqipëri është një fillim i ri 100%, i vetëreformuar. Me mendime të reja, jo aty ku e kam lënë, e lashë në një fazë jo të mirë për veten time, nuk më pëlqen më fare të bëj diçka që kënaq masën…