Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe të dytë, me sigurinë më të madhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu.

Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. E ashtu siç ishte paralajmëruar dhe në fillim të javës së kaluar, Besa Kokëdhima performoi mbrëmjen e fundit live në spektakël.

Këngëtarja e njohur Besa, dhuroi një super performancë elektrizuese me disa nga këngët që të gjithë ne i kemi shumë përzemër dhe që na sjellin një lloj nostalgjie. Një mbrëmje kushtuar e gjitha këngëve të Top Fest ndër vite, pjesëmarrja e Besës ishte padyshim qershia mbi tortë.