Besa Kokëdhima është një ndër artistet shqiptare e cila me këngët e saj të kthyera në hite ia ka dalur të rrëmbejë zemrën e publikut e teksa vazhdon ende në ditët e sotme të preferohet nga ata. Pas një pauze të gjatë tashmë ajo është rikthyer sërish me projektin më të ri muzikor.

Ashtu siç paralajmëroi prej kohësh, Besa Kokëdhima ka publikuar këngën e re dhe njëherësh të parën në frëngjisht, që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. “En équilibre” apo në shqip “Ekuilibri” është përgatitur për të bërë debutimin në tregun muzikor francez dhe evropian.

Rikthimi i artistes së njohur pas një kohe të gjatë dhe në një gjuhë krejtësisht tjetër duket se u prit mjaft mirë nga fansat e saj e publiku i gjerë. “En équilibre” është kënga e parë nga albumi në frëngjisht dhe anglisht që vjen i plotë së shpejti. Ky projekt e ka renditur Besën në vend të 53-të.