“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku.

Tani Besa Kokëdhimën do të kemi kënaqësinë për ta ndjekur të shtunën në “A Live Night”. Me performancat e hiteve më në zë të saja ndër vite, si me një intervistë tejet personale mbi të pathënat e jetës dhe karrierës së saj. Ja se cilat janë disa nga këngët të cilat ajo do të performojë:

C’est la Vie

Engjëjt vrasin njëlloj

Zemrën dot nuk ta lexoj

Tatuazh në zemër

Fishekzjarre