“Mos m’le me ra” prej tre javësh nuk i ndahet kreut të klasifikimit të “The Top List”. Që në momentin e parë të publikimit, bashkëpunimi i Besës dhe Elinel mori vëmendjen maksimale, duke u vendosur në vendin e parë të renditjes edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte dalë në treg.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Besa ka treguar se shumë shpejt do të dalë edhe remix-i i këtij projekti muzikor nga producenti fantastik i remix-eve, Gon Haziri.

Kjo javë ka pësuar ndryshime të mëdha sa i përket renditjes së këngëve. Lind Islami ka patur një javë të suksesshme, ku falë votave të publikut, është ngjitur me 33 pozicione, duke zënë vendin e dytë.

Një sukses të madh ka korrur edhe këngëtarja më e re e muzikës shqiptare, Diona Fona, projekti i së cilës është ngjitur me 43 pozicione, duke u renditur në vendin e 5-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën.

Sa i përket projekteve të reja, gjatë kësaj jave, nuk ka patur asnjë të tillë, duke lënë kështu të nënkuptohet se artistët momentalisht po shijojnë sukseset e projekteve të mëparshme muzikore.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 78:

  1. Besa ft. Elinel – Mosm’le me ra
  2. Lind Islami – BllaBll
  3. Andrra – Paline
  4. Blunt & Real –Suzi
  5. DionaFona – Havera
  6. LedriVula – U harrum
  7. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  8. Kachinari – Sweet Cruelty
  9. Majk – Kcen
  10. ButrintImeri – Vec Per mu
  11. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  12. ShpatDeda–Ninulle
  13. LorencHasrama – S’kam vend per ty
  14. ButrintImeri – Mona Lisa
  15. RenisGjoka – Sot
  16. Kida – Anderr
  17. Besa – Kokeforte
  18. Aldo Simoni – Qeshu Lule
  19. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  20. Samanta ft. 2 Ton – Bashk’
  21. Kris – Rratha
  22. ESTTO – Per cdo nate
  23. Gjiko – Yjet Nalt
  24. Alban Skenderaj – Dikur
  25. Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
  26. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  27. Blunt ft. Real – Pare siThaci, Pare si Rama
  28. LedriVula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (lock Doh Remix)
  29. ElvanaGJata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  30. RonelaHajati – Mos ik
  31. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  32. Capital T – Uno
  33. Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
  34. ElgitDoda – Asaj
  35. Baby G – Enough
  36. ArgjentinaRamosaj – Pse
  37. Dafina – Four Season
  38. ErmalFejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  39. YlliLimani – Ke pi sonte shume
  40. Skivi – Llafi
  41. Fifi ft. ERi Dee – Dope
  42. KAnita – Don’t let me go (gonHAziri Remix)
  43. Sergio Hd ft. LuiDaVillian – My Drug
  44. Gima – VeniJem
  45. NRGBand–Balkanbooty
  46. Janex – Mermaids
  47. Rino – Lamtumire
  48. Andrra – Kalle Llamen
  49. INaktiv – Entertain us
  50. EnxhiNasufi – JOJO