I ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti Eldis Arrnjeti. Ai është një ndër rocker-ët më të rinj në industrinë muzikore. Përveç se projekteve të realizuara, Eldisi është gjithashtu aktiv në muzikë Live në qytete të ndryshme në Shqipëri ku luhet muzika rock.

Ka studiuar në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në instrumentin e fagotit dhe instrument sekondar saksofon. Pjesëmarrës që në fëmijëri në aktivitete të ndryshme nga ku është vlerësuar edhe me çmime në festivale lokale në Shkodër. Eldis ka qenë fitues i çmimit të dytë në Festivalin “Pranvera Fest” dhe Festivalin “Akullorja Fest”. Gjithashtu pjesëmarrës në spektaklin “Gjeniu i Vogël 7” ne vitin 2016. Në vitin 2021, merr pjesë në konkursin “Këngë moj” ku fiton çmimin e dytë. Në Mars 2021, Eldis Arrnjeti merr pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këngën “Akoma Jo”, për herë të parë në kategorinë New Artist dhe në Dhjetor 2021, Eldis Arrnjeti merr pjesë në Festivalin e 60-të në RTSH me këngën “Refuzoj”, ku fitoi çmimi e tretë.

Më datë 9 Mars 2023, Eldis Arrnjeti publikon videoklipin “Kthehu”. Teksti i këngës u përgatit nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Genti Lako. Ky ka qenë një ndër projektet e tij më të rëndësishme dhe që e solli artistin më afër publikut. Si është ndjerë ai gjatë krijimit të kësaj kënge dhe procesit të realizimit edhe me Genti Lakon?

Të gjithë këngët e mia vijnë shumë natyralisht me të thënë të drejtën. Nuk është se i shtyj që të prodhohet. Nuk ulem që duhet të them ‘duhet të bëj një këngë’, sepse është si të thuash ‘duhet të ulem të bëj detyrat’. Për mua kënga nuk është detyrë për t’u bërë. Nuk është një domosdoshmëri për prodhim masiv le të themi. Unë bëj muzikë për qejf. Bëj muzikë për të përmbushur pasionin tim dhe në këto momente unë jam ai lloj artisti që bëj muzikë vetëm kur frymëzohem.

Ai qëndroi aktiv për shumë kohë në treg, por prej më shumë se një vit, Eldis është shkëputur nga muzika, ndaj edhe kjo intervistë ishte mjaft e veçantë. Sigurisht që me këtë rikthim, artisti tha edhe gjëra mjaft ekskluzive dhe mjaft të rëndësishme për ndjekësit e tij. Çfarë planesh të afërta ka ai në muzikë?

Kemi një të ardhme shumë të afërt dhe ekskluzivisht do ta them tek emisioni yt, që pas dy ditësh, të enjten del kënga ime më e re “Edhe Sa” me tekst edhe muzikë nga unë dhe me producent Apollo. Nuk e kam bërë askund si parantezë le të themi dhe doja që ta lija kështu si surprizë për publikun. Kështu që kjo është kënga që do vijë më datë 12 dhe pastaj sigurisht ka shumë gjëra në sirtar që duhet t’i nxjerrim dhe të fluturojnë drejt publikut.