Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, është i vendosur të futet në tregun europian.
Prej kohësh artisti kishte paralajmëraur përmes rrjeteve sociale se po punonte me artistë francez për projektin e tij të radhës dhe ky projekt ka rreth 2 javë që ka dalë në treg.
“C’est La Guerre” titullohet hiti më i ri i Capital T në bashkëpunim me Macro dhe Dj Nika. Fansat e kanë pritur mjaft mirë prurjen më të re të artsitit, të cilët përmes votave të tyre, kanë mundur ta bëjnë këtë këngë menjëherë pjesë të klasifikimit të “The Top List”, duke e renditur në vendin e 36-të.
Projektet e publikuara vitin e kaluar nga artisti, korrën një sukses në tregun muzikor shqiptar, ku njëra ndër to, “Hitman” arriti të vlerësohej si “Video e Vitit” në ceremoninë e “Top Music Awards” por Kapo është i vendosur që ky vit të jetë akoma edhe më i suksesshëm për të.
Capital T është pjesë e listës edhe me 2 projekte të tjera muzikore. Bashkëpunimi i tij me Dhurata Dorën ka 30 javë që qëndron në listë, ku për këtë javë renditet në vendin e 37-të ndërsa “Lejla” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 prej 14 javësh është në “The Top List” dhe këtë javë mban vendin e 23-të.