Bardhi ka ndarë një lajm të rëndësishëm për karrierën e tij muzikore, duke paralajmëruar publikimin e EP-së së parë.
Projekti, sipas vetë artistit, do të përmbajë pesë këngë dhe do të publikohet i gjithi në të njëjtën ditë gjatë muajit tetor.
“Me padurim po pres me e nda me ju EP tem të parë. EP ka me pas 5 kangë, edhe dalin në të njëjtën ditë në muajin tetor! Edhe po, balada patjetër,” shkroi Bardhi në rrjete sociale, duke theksuar se mes tyre nuk do të mungojnë baladat.
