Bardhi nuk ka të ndalur me projekte të reja! Këngëtari i njohur së fundmi ka sjellë edhe një këngë tjetër për të gjithë fansat e tij.

Pas aventurës së tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, ku jo vetëm që spikati me personalitetin e tij, por gjithashtu e gjeti dashurinë, këngëtari vijon të jetë mjaft aktiv në skenën muzikore.

Ky publikim i ri muzikor nga Bardhi vjen në një periudhë të mbushur me ndryshime pozitive për artistin. “Ajo” ka marrë mjaft komente të mira nga fansat që me votat e tyre e kanë pozicionuar këtë javë në vend të 51-të të “The Top List”.

Bardhi është shumë aktiv në muzikë që nga dalja e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tani po përgatitet për një ndryshim edhe më të madh në jetën personale. Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, po ashtu ish-banore e “Big Brother VIP 3”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për çiftin.