Pa kaluar ende tre javë nga projekti i tij më i fundit, “Lot”, Bardhi ka publikuar prurjen e tij më të re muzikore, të cilën ka vendosur ta titullojë “Diva”.

Kjo këngë ka arritur të rrëmbëje zemrat e publikut shqiptar, falë zhanerit mjaft ritmik. Fansat e kanë sugjeruar pafund që kjo këngë të ishte pjesë e klasifikimit dhe mbështetja e tyre e ka pozicionuar “Diva” menjëherë në vendin e 6-të, një pozicion mjaft i mirë ky për një hyrje të re.

Për këtë projekt muzikor, Bardhi ka bashkëpunuar “SBS Entertainment”, ndërsa producenti ekzekutiv është Jetmir Bardhi. Sa i përket tekstit dhe melodisë, është kujdesur vetë artisti kurse klipi është punuar nga “Imagine Films“. Në tekstin e kësaj kënge, Bardhi ka vendosur të vijë edhe në gjuhën gjermane.

Ndërkohë që është një ndër këngët që po”çmend” radiot, “Diva” po “çmend” gjithashtu edhe përdoruesit e rrjetit social, “Tik Tok” pasi Bardhi ka hapur sfidën e radhës, #divachallange, përmes të cilit artisti vjen në një duet me fansat e tij.