Bana Zahiti ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor me titull “Detoks”, një këngë që vjen me ritëm modern dhe tekst emocional. Projekti po tërheq vëmendje në rrjetet sociale falë atmosferës ndryshe që vetëm Bana di të përcjellë.
“Detoks” të sjell menjëherë në një mood veror. Me një interpretim të ndjerë dhe stil urban, Bana vjen më e freskët se kurrë në këtë publikim.
Edhe videoklipi i këngës sjell pamje moderne dhe estetikë minimaliste, që përshtatet perfekt me vibe-in e projektit. Fansat kanë reaguar pozitivisht menjëherë pas publikimit, duke e shpërndarë këngën në platforma të ndryshme muzikore.
Me “Detoks”, Bana Zahiti vazhdon të ndërtojë identitetin e saj në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë projekte që lidhen lehtë me publikun.