Pavarësisht se ka kënduar edhe në rryma të tjera muzikore, Alban Skënderaj mund të konsiderohet pa frikë mbreti i baladave.
Si gjithmonë, edhe këtë Shën Valentin, artisti nuk ka zhgënjyer fansat por ka publikuar këngën e dashurisë, e cila është shndërruar menjëherë në kolonën zanore të kësaj feste.
“Cdo ditë një Shën Valentin” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila është futur menjëherë në klasifikimin e “The Top List“, duke u renditur në zonën e nxehtë, ekzaktësisht në vendin e tretë.
Fansat e artistit janë ndjerë tepër me fat dhe krenar për këtë publikim, duke dhënë komente mjaft pozitive dhe duke falenderuar këngëtarin e tyre të preferuar.
Me muzikë dhe tekst të Alban Skënderaj, orkestim të Julian Feifel dhe videoklip të Digitalb, kjo këngë vazhdon të ketë gjithë dashurinë e publikut, duke ngritur dolli për dashurinë sepse cdo ditë jeta është një Shën Valentin.