Aurela Gaçe ka qenë në qendër të vëmendjes të gjithëve kohët e fundit me projektet e saj të reja dhe dopio albumin “Unike…Me taban”. Artistja është siguruar që çdo projekt i saj të vijë me një mesazh të fuqishëm që të frymëzojë këdo që e dëgjon.

“Unike” është kënga e saj më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt vjen me mesazhin e fortë të të pranuarit të vetes ashtu si jemi, pa ndryshuar asgjë në mënyrë që t’i pëlqesh dikujt tjetër.

Sepse fundja, vetja jonë është gjëja më e rëndësishme që ne kemi. Secili nga ne është unik, me të gjitha imperfeksionet tona, dhe Aurela ka dashur që të transmetojë pikërisht këtë.

Edhe pse një hyrje e re për javën, Aurela me projektin e saj është pozicionuar në vend të dytë të klasifikimit. E me shumë gjasa, “Unike” do të vazhdojë të na surprizojë edhe në javët në vazhdim.