Aurela Gaçe rikthehet sërish në listë siç vetëm ajo di, plot energji dhe potencë. Artistja ka publikuar “99 sfida” që është padyshim historia e kujtdo prej nesh. Edhe këtë herë Aurela Gaçe ja doli të na çojë zemrat peshë e të na emocionojë fort me fabulën e zgjedhur.

Nëse ndodhesh në atë periudhë te jetës ku ndihesh i dobët, ku të duket sikur fuqitë e tua nuk të mjaftojnë për t’ia dalë mbanë, ku je i rrethuar çdo ditë nga sfidat, ku optimizmi të ka humbur, na lini t’jua rikthejmë shpresën, besimin dhe buzëqeshjen përmes artit. Duke u futur nën lëkurën e të gjithëve ne e duke prekur ndjesitë e kujtdo, “99 sfida” është padyshim historia e kujtdo presh nesh.

Përmes historive dhe rrëfimeve, kënga ka vetëm një qëllim, motivimin për të ecur përpara dhe për të mos u dorëzuar përpara asgjëje. Ajo çfarë e bën akoma më të veçantë këtë projekt muzikor është videoklipi.

Pjesë të tij, Aurela ka bërë persona të cilët në pak sekonda kanë treguar sfidat jetës së tyre. “99 sfida” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe ia ka dalë që të renditet menjëherë në vend të katërt.