Aurela Gaçe është një ndër artistet që surprizon gjithmonë me projektet e saj muzikore por ajo çfarë është më e rëndësishme, këngëtarja di t’i përshtatet më së miri çdo zhanri muzikor.

“Lento Lento” mban titullin prurja e saj më e re muzikore, e cila ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, kjo për shkak të muzikës por edhe stilit të mrekullueshëm që artistja ka zgjedhur.

Në këtë projekt muzikor, këngëtarja e shumë hiteve muzikore, ka ardhur në një supër formë, aq sa “18-vjecaret i vijnë tek thembra”.

Ndërkohë që ka ardhur me format perfekte trupore, për të cilat punon fort, Aurela në këtë klip ka treguar edhe aftësitë e saj në kërcim dhe që sigurisht nuk ka zhgënjyer.

“Lento Lento” i është shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 60-të.