Aurela Gaçe dhe energjia e saj gjithmonë spikaten dhe kjo shfaqet edhe në këngën e saj të re “Se të dua”. Me një videoklip që e sjell këngëtaren më energjike se kurrë, ajo ka shkruar dhe ka krijuar vetë melodinë e kësaj kënge.

“Se të dua” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” me votat e publikut. Aurela Gaçe, këtë kohë ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore.

“Se të dua” ishte një nga projektet e saj më të fundit që arriti të rrëmbente zemrat e publikut. Edhe tek ky projekt vihet re energjia e pashtershme e artistes, që duhet thënë se na bën me zili.

Megjithatë, ajo që vihet gjithashtu re është look-u i këngëtares. Aurela ka ardhur plot stil, si në veshje ashtu dhe në modelin e flokëve.

E çfarë të themi më tepër veç faktit se Aurela arrin të na surprizojë gjithnjë dhe thjesht shkëlqen me çdo paraqitje të sajën. Projekti i saj renditet në vend të 42-të të listës për këtë javë.