Aurel Thellimi ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Grua”, një projekt plot ndjenjë dhe emocione. Aurel ishte i ftuar në “Wake Up” për t’u shprehur për projektet muzikore dhe veçanërisht për “Grua”.

Kam vendosur veten këtë herë për klipin. Luksi është të jesh vetvetja, prandaj zgjodha klipin bardhezi. Jam shumë i lumtur që kam thënë që edhe ne burrat dimë të dashurojmë. Burrat shqiptar dashurojnë, qenia dashuron njësoj qoftë burrë apo grua.

Çfarë i ka thënë gruaja për këngën?

Është shumë e vështirë të depërtosh, ndjehem mirë që kjo këngë është vlerësuar shumë. Ajo më thotë gjithmonë bëj këngë të mira.

Ndër të tjera, ai u shpreh:

Më thonin i ke blerë klikimet, unë jam shumë i lumtur që muzika ime dëgjohet nga shqiptarët e diasporës.