G-Bani ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave pas daljes së tij nga “Big Brother VIP 4”. Pas eksperiencës së tij në këtë reality show, ku u bë një personazh shumë i diskutuar, G-Bani ka vendosur të shfaqë plotësisht kreativitetin e tij edhe në muzikë, duke sjellë një projekt të ri që është pritur me shumë interes.
Kënga e tij e re ka një stil modern dhe mjaft energjik. “Loti” ka tërhequr një audiencë të gjerë dhe ka marrë reagime pozitive nga publiku e fansat e G-Banit.
Në “Loti”, G-Bani eksploron ndjenjat e dhimbjes dhe hidhërimit përmes një melodie të butë dhe një teksti që prek zemrën. Kënga shpreh larmishmërinë e emocioneve, duke përfshirë dhimbjen dhe mallin, që përshkruajnë një histori të vërtetë personale.
G-Bani ka shkruar shumë tekste teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por “Loti” ishte një surprizë pasi nuk e kishim dëgjuar aty brenda. Shpresojmë që së shpejti ai të mund t’i sjellë të realizuara në këngë dhe për publikun.