Më thuaj që verës i erdhi fundi, pa më thënë që verës i erdhi fundi… Për herë të parë, nuk kemi asnjë hyrje të re këtë javë.
Zyrtarisht kjo është hera e parë në 351 javë klasifikim në “The Top List” që nuk kemi asnjë projekt të ri që hyn në listë. Duket sikur artistët kanë qenë mjaft të impenjuar duke sjellë projekte të reja gjatë gjithë sezonit të verës dhe tani është koha për pak pushim.
Teksa po hyjmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, melankolia na ka kapluar të gjithëve. E thënë kjo, mbase shumë prej jush tani nuk e kanë atë motivimin e duhur. E sidomos tani që pushimet mbaruan dhe i jeni ‘futur me kokë’ punëve.
Sigurisht, këtu nuk po flasim për ata adhuruesit e shtatorit, që mezi kanë pritur të na ‘lënë shëndenë’ temperaturat e nxehta. Megjithatë, mos u shqetësoni! Edhe nëse bëni pjesë tek grupi i parë, apo këta të dytët, Top Awards jua ka gjetur zgjidhjen me muzikën më të mirë shqiptare të momentit…