Sot do të ishte 45-vjetori i një artisti të paharruar të muzikës shqiptare, Dr. Flori. Ai ishte një këngëtar, kompozitor dhe gjithashtu një nga anëtarët themelues të grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses me këngët “Tirona” apo “Hou çike”.

Së bashku me grupin, të krijuar në 1996, ata lançuan këngën e parë të tyren “Tik-Tak”, ndërsa pjesëmarrja e tyre e parë madhore ishte në Festivalin e 47 të Këngës në dhjetor 2008, ku grupi mori pjesë me këngën “Jehonë”. Dr. Flori ndërron jetë më 17 Nëntor të vitit 2014, në një moshë të re.

Edhe pse kanë kaluar plot 10 vite nga ikja e tij, emri i Dr. Florit nuk është harruar kurrë, ku ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe ende në ditët e sotme muzika e tij dëgjohet me shumë mall dhe dashuri. Ai do të mbahet mend gjithmonë me respekt për veprat mjaft të mira që ka lënë pas të cilat pa pikë dyshimi pasqyrojnë mjaft mirë atë se çfarë ishte ai, një artist i vërtetë.