Trim Jetullahu është një tjetër këngëtar i njohur, i cili i përket zhanrit muzikor “Hip Hop”.
Artisti nga Prishtina është shumë i talentuar dhe muzikën e ka pasur pasion që në vegjëli. Rryma hip-hop është e preferuara e tij dhe e ka ushtruar atë për vite të tëra duke e shkruar dhe kënduar derisa arriti ta perfeksionojë.
Nëntë vite të jetës së tij i ka kaluar në Berlin, ku ka ndjekur me shumë vëmendje këngëtarët dhe reperat shqiptarë, për të mësuar më tepër rreth mënyrës sesi ata bënin muzikë.
Edhe pse ka nisur të shkruajë vargje muzikore që në moshën 5-vjeçare, Trimi u bë i njohur për publikun shqiptar që prej vitit 2016-të me projektin muzikore, “Kur don ti”.