# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sordi Manfred

I inspiruar nga grupet muzikore si Nirvana, REM e The Doors, Sordi Manfred dashurohet pas kitarës dhe fillon të shkruajë tekstet e para të krijimtarisë së tij si kantautor. Krijimtaria muzikore e artistit influencohet edhe nga udhëtimi i tij që nis nga vendi i lindjes Tirana, Firenze (Itali) dhe Boston (USA) ku dhe sot banon. Që në moshë të re, Sordi Manfred e gjen veten në shoqërinë e shumë artistëve me të cilët  performon ‘cover songs’ nëpër evente të ndryshme muzikore, dhe sot me shumë kënaqësi pranon të ndajë me publikun këngën e parë të koleksionit të tij muzikor, këngën “Drops of Rain”. Për momentin, Sordi Manfred po punon mbi finalizimin e albumit të tij, që pritet të bëhet publik në një të ardhme shumë të afërt. Video produksioni si dhe performancat live janë pjesë e projekteve që do të vijojnë në muajt dhe vitet në vazhdim.

NEWS

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Sordi Manfred pritet të sjellë supriza në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm!

I ftuar me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Lancio” ka qenë artisti i ri Sordi Manfred, i cili së fundmi ka publikuar projektin e tij muzikor në gjuhën angleze “Drops Of Rain”. Kënga e tij e parë është pritur mjaft mirë nga dëgjuesit dhe menjëherë është bërë pjesë...

Sordi Manfred, artisti që i bashkohet së fundmi Top Awards!

Një emër i ri i bashkohet Top Awards. Ai është Sordi Manfred, një artist që jeton jashtë trojeve tona, i cili ka sjellë një projekt mjaft interesant që mban titullin “Drops of Rain”. I inspiruar nga grupet muzikore si Nirvana, REM e The Doors, Sordi Manfred dashurohet pas kitarës dhe...