Sonia Vokopola ka lindur më 7 Korrik 1997, në Milano, Itali. Ajo është rritur gjithë jetën e saj në prezencën dhe në shoqërinë e tingujve dhe gjithmonë i kanë vënë në lëvizje telat e zemrës. Edhe pse ka studiuar për Graphic Design, pasioni i saj më i madh dhe ëndrra që arriti ta nxjerrë nga sirtari është muzika. Duke ushqyer dhe zhvilluar artin brenda saj, ka mundur të kompozojë, të shkruajë tekste që e kanë kthyer emocionin në diçka të prekshme. Dhe pse në fillimet e saj, Sonia është e lumtur të ndajë me publikun një pjesë të zemrës së saj. Për të do të jetë gjithmonë i rëndësishëm mesazhi që zgjedh të perçojë nëpërmjet këngës. Sonia është e lumtur që ka eksploruar pjesën e saj kreative dhe të shprehë botën e saj të brendshme. Siç dhe ajo thotë, ndihet e privilegjuar dhe me fat që e ka nisur rrugëtimin e saj me dikë që ndan të njëjtat vlera dhe pasion për muzikën. Kënga e saj e parë “Ti je”, erdhi si bashkëpunim me kompozitorin e njohur Kledi Bahiti. Arti i muzikës për të ka qenë një rrugë zbulimi i vetvetes.
Sonia Vokopola
NEWS

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë një këngëtare e re e tregut, por me një talent të madh, Sonia Vokopola. Ajo ka folur më shumë për projektet e saj të fundit, çfarë pritet së shpejti, si dhe shumë të pathëna të tjera… A është e vështirë...

Ndryshime të mëdha këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Duket se ky vit do sjellë surpriza… Kreu këtë javë dhe këtë fillimvit, i përket Yll Limanit me projektin e tij të fundit, “Dje”. Kjo këngë është rritur me një pozicion nga java e kaluar, duke ‘ia rrëmbyer’ fronin...

Sonia Vokopola vjen tashmë me projektin e saj të dytë. “Po ti s’e di” mban titullin kënga e saj e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. “Po Ti S’e Di” e Sonia Vokopola është një këngë romantike, ku këngëtarja tregon pasigurinë dhe dyshimin në...

Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë… Në vend të...

Sonia Vokopola është një ndër artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar. Ajo ka publikuar së fundmi projektin e saj të parë muzikor, “Ti je”, që e ka bërë atë për herë të parë pjesë të “The Top List”. Sonia Vokopola ka lindur më 7 Korrik 1997, në Milano,...

E ftuar në studion e “Live From Tirana”, ka qenë një nga artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar, Sonia Vokopola. Ajo sapo ka publikuar projektin e saj “Ti je”, me të cilin është bërë pjesë e “The Top List”. Sonia ka rrëfyer më shumë për këtë këngë dhe...