Shylo Batchelor Ashby Milwood apo i njohur me emrin e tij të artit Russ Millions është një reper anglez i cili ka lindur më 20 mars 1996. Në dhjetor 2018 ai publikoi këngën e tij “Gun Lean” në Virgin Records. Hiti arriti kulmin në numrin 9 në playlistat në Mbretërinë e Bashkuar. Russ Millions ka bashkëpunuar me artistë të tjerë të famshëm si Buni, Taze, Tion Wayne, Digga D, Pressa, LD dhe Dappy.
Kërcimi që Russ performon në videot e tij muzikore u bë një “mani kërcimi” dhe u imitua nga futbollistët duke përfshirë Jesse Lingard. Ajo u rendit nga The Guardian në numrin 10 në listën e tyre të “çmendurive më të mëdha të kërcimit të muzikës pop”. Në prill 2019, kënga e tij vijuese “Keisha & Becky” me Tion Wayne hyri në listën e hiteve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar në vendin e 19-të dhe më vonë arriti kulmin në vendin e shtatë. Russ Millions hyn në Top Awards me bashkëpunimin e tij me Noizy, Rondodasosa dhe Capo Plaza.