Rozana Radi, lindur më 6 korrik 1979 në Tiranë, është aktore, këngëtare dhe kantautore e njohur shqiptare. Ajo ka publikuar disa këngë të suksesshme, si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptarë. Ajo tashmë ka krijuar stereotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk i intereson shumë se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët. Ajo është aktore, këngëtare, kantautore dhe ka mijëra interesa për jetën. Mbi të gjitha i pëlqen të eksperimentojë. Rozana është bërë mjaft e dashur për të rinjtë, sidomos me këngën e saj hit, “Fol zemër, fol”. Dhe në fakt, është pikërisht zemra e saj ajo që ka folur përmes tekstit të kësaj kënge, ashtu siç ndodhi me këngët e tjera të kënduara prej saj. Rozana nisi të këndonte krejt rastësisht, e nxitur nga xhaxhai i saj, kantautori i njohur Françesk Radi, i cili kishte nevojë për një vajzë të re për të shoqëruar këngën “Mora mandolinën”. Zëri i saj ishte i papërpunuar dhe i duhej shumë punë për t’u përshtatur në skenën e madhe. Por hap pas hapi Rozana arriti të shndërrohej në një këngëtare profesioniste, me një zë të veçantë dhe një interpretim me shumë klas. Megjithatë, Rozana thotë se kënga për të është vetëm një pasion, ndërsa aktrimi do të mbetet dashuria e madhe e jetës së saj.
Rozana Radi
NEWS

Mbrëmja e së shtunës finalizoi edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania” me një emision të mrekullueshëm, me plot debate të nxehta si dhe momente të mbushura me humor, kjo gjatë “Post Big Brother VIP Albania”. Në fund, teksa banorët u pyetën rreth planeve të tyre të verës, artistja, Rozana Radi, ka...

120 ditë plot të papritura, në një ndër rrugëtimet më dinamike dhe të veçanta brenda BBV ka qenë ai i Rozana Radit. Nga amfiteatri i Tiranës, me të cilin e lidhin aq shumë emocione – pasi nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, artistit të mirënjohur Françesk Radi,...

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë...

“Big Brother VIP Albania 4” ka hyrë tashmë në fazën e tij më të nxehtë, finalen e madhe. Pas një gjysmëfinaleje dramatike dhe të mbushur me emocione, katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesti dhe Egli Tako. Krahas aktorit Laert Vasili,...

“Big Brother VIP” pasqyrohet mjaft mirë dhe në klasifikimin e javës të “The Top List”. Thënë ndryshe, Top 5 mbizotërohet nga disa prej banorëve e artistëve të BBV. Kreu mbahet sërish nga Rozana Radi dhe Egli Tako me korin nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. “Vajzat” është...

Pesë hyrje të reja, por pak ndryshime në klasifikimin e javës. Edhe këtë herë kreu mbetet i njëjtë, me Rozanën dhe Eglin në vend të parë me “Vajzat”. Po ashtu me asnjë ndryshim nga java e kaluar është dhe vendi i dytë dhe i tretë. Përkatësisht me Kellyn dhe Eglin...

“Vajzat” e Big Brother VIP 4 mësyjnë në “The Top List” dhe rrëmbejnë vendin e parë. Kënga e sjellë nga Rozana Radi, Egli Tako dhe vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe impakti i publikut ka qenë i menjëhershëm. “Vajzat” u...

Prime i Big Brother VIP nisi në mënyrë të veçantë këtë të shtunë. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars mbrëmja u hap me një këngë prekëse dhe plot mesazhe për vajzat dhe gratë. Protagoniste ishin të gjitha vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo këngë është një...

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP Albania”, është në fokusin e të gjithëve këtë edicion të katërt të tij.Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtarë dhe personazhë të tjerë të njohur në botën mediatike. Rozana Radi, është...

Pavarësisht se mund të konsiderohet një javë e qetë sa i përket hyrjeve të reja, gjatë kësaj javë ka patur disa ndryshime në pozicionimin e këngëve në klasifikim. E këtu e kemi fjalën tek pozicionimi në Top 5. Kreu i javës edhe këtë herë ka mbetur i njëjtë, me Gjestin...

Rozana Radi vjen për herë të parë në klasifikimin e “The Top List” me një këngë të saj. “Vetes” ka hyrë së fundmi në listë dhe e sjell Rozanën në mesin e artistëve të Top Awards. Rozana është një nga banoret që ka hyrë në reality show “Big Brother VIP...