Mattia Barbieri apo i njohur me emrin e tij të artit si Rondodasosa ka lindur më 29 prill 2002. I lindur në San Siro, Milano, ai filloi karrierën e tij muzikore në vitin 2020. Në janar 2020, Mattia publikoi këngën e tij debutuese, “Free Samy”, e cila iu kushtua një shoku në burg. Deri në shkurt 2021, kënga kishte mbi 3 milionë transmetime në Spotify. Por ai filloi të fitonte një famë të madhe vetëm në maj të të njëjtit vit, me remiksin e “Exposing Me”, kënga e Chicago’s Drill që i përkiste King Von dhe Memo600, e titulluar nga reperi milanez si Face to Face, që është ende singëlli i tij më i suksesshëm në YouTube. Ai gjithashtu lançoi “Louboutin” së bashku me Vale Pain, gjë që rezultoi në krahasimin e Rondodasosa me Pop Smoke.
Në tetor 2020, Rondodasosa publikoi EP-në e tij debutuese, Giovane Rondo, i cili përfshinte bashkëpunime me Capo Plaza dhe Shiva. Në shkurt 2021, Rondodasosa publikoi “Movie”, së bashku me Central Cee. Në maj, Rondodasosa do të shfaqej në një remix të “Body” nga Russ Millions dhe Tion Wayne së bashku me Capo Plaza. Ai do të publikonte gjithashtu “Dubai”, “Shawty” dhe “Chinga” në të njëjtin vit. Më 4 nëntor 2022, Rondodasosa publikoi albumin e tij debutues, “Trenches Baby”. Albumi arriti në vendin e parë në Itali.