# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Petrit Çarkaxhiu

Petrit Çarkaxhiu, i njohur me emrin Rrusta është lideri i grupit të njohur Jericho që sjell këngë, kryesisht në dialektin geg, me një stil ndryshe, duke pasur parasysh tendencat që ekzistojnë sot në tregun muzikor shqiptar. Artisti ka arritur që të fitojë vëmendjen dhe dashurinë e audiencës falë rebelimit dhe forcës së shprehjes për të nxjerrë në pah të pathënat e shoqërisë shqiptare, nëpërmjet këngëve të tij dhe grupit.

Edhe si këngëtar solo, Petriti i ka qëndruar besnik stilit të muzikës që ka bërë deri tani së bashku me grupin, etno-rock. Nga “Jericho Walls” në “Jericho” që prej vitit 2001, grupi i djemve kosovarë shpesh të krahasuar në stil me bandën e famshme Rage Against the Machine, kanë zbutur paska tendencën rep- core që ka dominuar përgjatë viteve, duke iu bashkangjitur një zhanri disi më të lehtë, shoqëruar nga motive folklorike.

NEWS

Petrit Çarkaxhiu i grupit Jericho na prek telat e zemrës me projektin e tij solo!

Këngëtari i njohur Petrit Çarkaxhiu, vokalisti i grupit Jericho, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga e tij e radhës titullohet “Kangë Muzgu”. Ky projekt i tij solo, këtë herë jo me grupin Jericho, është një nga hyrjet e reja të javës në “The Top List”. Megjithatë,...

Petrit Çarkaxhiu zbulon detaje nga albumi i ri, por dhe planet e ardhshme me grupin Jericho…

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë këngëtari i njohur Petrit Çarkaxhiu. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të fundit të titulluar “Kangë muzgu” që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top...