# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Olta Boka

Olta Boka ka lindur më 13 shtator 1991. Ajo u bë e famshme pasi fitoi Festivalin e Këngës në vitin 2007, duke i dhënë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm. Ajo e këndoi këngën e saj “Zemrën e lamë peng” tërësisht në shqip. Olta ka performuar disa herë edhe në festivalin “Kënga Magjike”. Në vitin 2013 Olta fitoi çmimin për performancën më të mirë në këtë garë. Disa nga hitet e saj ishin “E fundit tango”, “Mbete nje brengë”, “S’duhet të të dua” dhe “Parfumi i tij” etj. Në dhjetor 2019 ajo do të marrë pjesë sërish në Festivalin e Këngës.

Në vitin 2007, Olta Boka merr pjesë në “Ethet e së Premtes 4” dhe po në të njëjtin vit ajo merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Zemrën e lamë peng”. Në Nëntor 2009, Olta Boka merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën “Jepu me zemër”. Në po të njëjtin vit ajo së bashku me Denisa Macaj merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën “Aria”. Në Nëntor 2010, Olta Boka merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Mbeti një brengë”. Në Nëntor 2011, ajo merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën “Anna”. Në Nëntor 2013, Olta Boka merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën “E Fundit Tango”. Në Maj 2014, këngëtarja merr pjesë në Top Fest 11 me këngën “Ti më ke mua”, në bashkëpunim me Erik Lloshi. Më datë 5 Gusht 2016, Olta Boka publikon videoklipin “Rri Edhe Pak”. Më datë 23 Nëntor 2017, Olta Boka publikon videoklipin “Atij/Asaj”, në bashkëpunim me Stiv Boka. Dy vite më vonë ajo sjell “Pa Faj”. Në maj 2019, Olta Boka merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën “Atij / Asaj”, në bashkëpunim me Stiv Boka. Në Dhjetor 2019, Olta Boka merr pjesë në Festivali i 58-Të në RTSH me këngën “Shkrime Ne Mur”. Më datë 4 Korrik 2021, Olta Boka publikon videoklipin “Per Ty”. Në po të njëjtin vit publikohet “Gaia”. Më datë 20 Prill 2024, Olta Boka publikon videoklipin “Më shumë se ti”.

NEWS

Olta Boka vjen në “The Top List” me këngën domethënëse…

Pak ditë më parë, këngëtarja Olta Boka ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram ku lajmëroi se është bërë nënë për herë të dytë. Lajmi se ajo është bërë nënë e një djali ka kapur “në befasi” fansat dhe ndjekësit e saj pasi ajo zgjodhi ta mbaj...