# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mulah

Fenomeni i ri shqiptar, nga Detroit USA. I lindur në Has por i rritur në Detroit, Mulah Mike është një tjetër reper i ri në tregun muzikor shqiptar, i cili po sjell një frymë të re në muzikë. Mënyra e tij e të jetuarit edhe të rrepuarit është krejtësisht ndryshe nga cfarë keni parë.

Momentalisht Mulah është duke punuar me Stinen dhe disa repera të tjerë që i përkasin “Old School”. Gjatë kohës që ka jetuar në Detroit, Mulah ka bashkëpunuar me disa reperë të famshëm si D12, Seven, The General, të cilët janë pjesë e shtëpise diskografike të artistit me famë botërore “Eminem Shady Records” . Në një rrëfim për “Top Awards”, Mulah ka treguar se është i bindur që me muzikën e tij do ndikojë tek të rinjtë shqiptarë.

Mulah është në përfundim të albumit të tij që do të titullohet “Straight Outta Albania” .

NEWS

Kush janë Marius dhe Mulah?

Marius dhe Mulah janë dy nga reperat që i janë shtuar së fundmi kategorisë “Artistë”. Marius dhe Mulah i janë shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards” falë projektit “Albania vs Everybody” në bashkëpunim me Stine dhe Mr Elvis. Po kush është Marius? Karrierën e tij si muzikant e ka nisur herët që në moshën 14-vjecare. I kontaktuar nga “Top Awards”, Murius ka tregur se ka pëlqyer gjithmonë “old school rap”, duke qënë e dëgjonte këngët e 2Pac, të cilat e frymëzonin të bënte “freestyle”. “”Freestyle” është gjithashtu një ndër pasionet e mia të lidhura me muzikën”, tregon reperi. Marius, i...

Stine mbledh "Ujqërit e vjetër"

Stine ka vendosur të vijë me një projekt muzikor tepër të vecantë së fundmi. Edhe pse gjendemi në një periudhë ku kemi shumë këngëtarë të muzikës hip-hop, Stine ka ndryshuar taktikë, duke risjellë në vëmendje “Ujqërit e vjetër”. Mr Elvis dhe grupi 2die4 janë ndër reperët e parë në Shqipëri dhe këta artistë kanë vendosur të rikthehen sërish në muzikë pas një kohe të gjatë shkëputje muzikore. “Albania vs Everybody” mban titullin ky projekt muzikor, për të cilin kanë punuar Stine, Mr Elvis, Mulah, 2die4 dhe Marius. Duke rikthyer sërish stilin muzikor “old school”, fansat e kanë mirëpritur këtë rikthim...