# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mulah

Fenomeni i ri shqiptar, nga Detroit USA. I lindur në Has por i rritur në Detroit, Mulah Mike është një tjetër reper i ri në tregun muzikor shqiptar, i cili po sjell një frymë të re në muzikë. Mënyra e tij e të jetuarit edhe të rrepuarit është krejtësisht ndryshe nga cfarë keni parë.

Momentalisht Mulah është duke punuar me Stinen dhe disa repera të tjerë që i përkasin “Old School”. Gjatë kohës që ka jetuar në Detroit, Mulah ka bashkëpunuar me disa reperë të famshëm si D12, Seven, The General, të cilët janë pjesë e shtëpise diskografike të artistit me famë botërore “Eminem Shady Records” . Në një rrëfim për “Top Awards”, Mulah ka treguar se është i bindur që me muzikën e tij do ndikojë tek të rinjtë shqiptarë.

Mulah është në përfundim të albumit të tij që do të titullohet “Straight Outta Albania” .

NEWS

Kush janë Marius dhe Mulah?

Marius dhe Mulah janë dy nga reperat që i janë shtuar së fundmi kategorisë “Artistë”. Marius dhe Mulah i janë shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards” falë projektit “Albania vs Everybody” në bashkëpunim me Stine dhe Mr Elvis. Po kush është Marius? Karrierën e tij si muzikant e ka nisur...

Stine mbledh "Ujqërit e vjetër"

Stine ka vendosur të vijë me një projekt muzikor tepër të vecantë së fundmi. Edhe pse gjendemi në një periudhë ku kemi shumë këngëtarë të muzikës hip-hop, Stine ka ndryshuar taktikë, duke risjellë në vëmendje “Ujqërit e vjetër”. Mr Elvis dhe grupi 2die4 janë ndër reperët e parë në Shqipëri...