Durim Morina është një këngëtar i njohur, i cili ka lindur në Prizren, Kosovë, në vitin 1994. Ai ka treguar interes për muzikën që në moshë të vogël. Ka qënë 4-vjeç kur ka filluar të këndojë dhe filloi të shkruajë këngë kur ishte vetëm 5-vjeç. Durimi, i cili njihet me emrin e artit Mirud, është përpjekur disa herë të futet në shkollën e muzikës por babai i tij nuk ka dëshuruar që ai të bëhej këngëtar.
Në moshën 13-vjeçare, ai u pranua në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni”, e cila është një nga shkollat e para të muzikës në Kosovë. Fillimisht nisi të studionte vetëm Teori Muzike por më vonë ai tregoi interes të madh tek operat. Kështu që me ndihëm e një profesori, ai nisi të merrte mësime për operan. Ai ka studiuar kanto për 8 vite dhe pas diplomimit, u zhvendos në Amerikë, ku ka kënduar në disa bare të ndryshme në NeW York dhe Miami.
Mirud është gjithashtu edhe instrumentist, pasi luan piano dhe kitare.